Ballina
Kurset
Rreth Projektit
Perfitimet
Slack
Kyçu
  • Plotësim i kërkesave të punëdhënësve

    Mundësi në qasjen e njohurive të avancuara të fushës së IT-së për nxënësit e shkollave të mesme, atyre profesionale dhe universiteteve.
  • Teknologji të reja

    Përmes kurseve nxënësit do të kenë mundësinë të prekin teknologjitë më të reja të fushës së IT-së.
  • Zhvillim i karrierës

    Ndihmon drejtpërsëdrejti në ndërtimin e portfolios, për një karierë më të shëndoshë në të ardhmen e afërt.

Zhvillimi praktik i aplikacioneve te bazuara
ne web

7 orë

Fokusi kryesor i këtij kursi do të jetë drejt teknologjive Front End, kryesisht HTML, CSS, Bootstrap dhe Javascript. Ndër të tjera, ky kurs do të ju mundësojë të planifikoni dhe implementoni një aplikacion bazik, të mësoni trendet e fundit në zhvillimin e web aplikacioneve dhe të mësoni të ndjekni...

FILLO KURSIN

Dizajnimi, Analizimi dhe
Integrimi i bazës së të
dhënave në web

7 orë

Përmes këtij kursi ju do të mësoni të dizajnoni databaza në bazë të kërkesave specifike, metodat e analizës së kërkesave gjatë implementimit si dhe mënyrën se si të integroni databaza të ndryshme në aplikacionet e web-it.

FILLO KURSIN

Integrimi i produkteve
softwerike të
përshkallëzuara

7 orë

Kursi i tretë i platformës përfshinë metodat e përshkallëzimit të një softueri, procesin, sigurinë dhe stabiliteti të sistemit. Në këtë kurs ndër të tjera do të mësoni se si të dizajnoni një arkitekturë të mirëfilltë të softuerit me potenical të përshkallëzimit në të ardhmen.

FILLO KURSIN
Pa pengesa gjuhësore

Platforma është e dizajnuar në gjuhën shqipe. Kurrikula e kurseve online është dizajnuar veçanarisht për të ndihmuar nxënësit dhe studentët në zhvillimin e aftësive të nevojshme në mënyrë që të përparojnë në karrierë dhe të shkëlqejnë në rrugëtimin profesional dhe akademik.

Trajnerë me pervojë

Trajnerët e përzgjedhur për mbajtjen e kurseve të Kursorit janë profesionalë të fushës së TIK-ut. Ata do të prezantojnë kurikula të përshtatura nga kurikulat ekzistuese të shkollave, kërkesave të tregut të punës si dhe kurikulave të testuara të standardit botëror.

Përfitime edukative

Kurrikula e kurseve onlinë është e përshtatur të plotësojë mësimet e përfituara nga shkolla apo universiteti dhe të ju ndihmojë për një performancë të shkëlqyer. Gjithashtu, platforma ju mundëson t’i ndiqni kurset në oraret që ju përshtaten më shumë.

Studentët e Muajit


Pas suksesit të lartë të treguar në ndjekjen e kurseve në Platformën "Kursori", nxënësit Rubin Zefi dhe Andi Kalia u zgjodhën studentët e muajit. Institucioni i Muajit Janar i përzgjedhur është Gjimnazi "At Shtjefën Kurti" në Gorre.